Lets make
wavesContact Us

Hidrosolar

Hidrosolar


Hidrosolar është një kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve termohidraulike për biznese dhe individë. Ata e filluan udhëtimin e tyre duke ofruar vetëm shërbime hidraulike, duke u zgjeruar më vonë në sisteme integrale të ngrohjes dhe ftohjes.

Misioni i tyre është të sjellin energji dhe ujë, këto dy elementë themelorë në jetën tonë të përditshme, në një mënyrë të arritshme dhe estetikisht të këndshme për klientët.

Sfida kryesore

Mungesa e prezencës online

Edhe pse Hidrosolar u themelua 15 vjet më parë, atyre u mungonte media sociale dhe prania e përgjithshme online.

Strategjia jonë ishte të nxjerrim në pah përvojën e gjerë dhe përkushtimin e Hidrosolar për cilësinë në çdo produkt që ata ndërtojnë dhe të ilustrojnë portofolin e tyre mbresëlënës të projekteve që ata kanë bërë gjatë viteve me raste specifike studimore.

 

Zgjidhja

Gjetja e zërit unik të markës

Meqenëse kishim mundësinë të fillonim plotësisht nga e para dhe të ndërtonim për Hidrosolar një vend të ri në hapësirën online, ne studiuam me kujdes markën. Ne krijuam një zë unik me të cilin mund të lidhen klientët e rinj të mundshëm, qoftë një individ apo një entitet biznesi.

Ajo që e veçon Hidrosolar nga konkurrentët e tij janë tre elementë kryesorë: cilësia e jashtëzakonshme, dizajni unik dhe përvoja më shumë se një dekadë. Ne u siguruam që këta tre elementë të theksohen gjatë gjithë kohës.

Ne inkorporuam lloje të ndryshme të përmbajtjes vizuale, të tilla si foto dhe video, bashkangjitur kontentit të shkruar, për të ndihmuar klientët të vizualizojnë zgjidhjet e Hidrosolar dhe të arijnë më qartë drejt vendimit të tyre.

Identiteti Vizual

Fillimisht dekonstruktuam emrin e kompanisë në Hydro dhe Solar, duke përfshirë të dy këta elementë jetësorë në tiparin kryesor vizual identifikues të markës, që është logoja e tyre.

Ne paraqitëm vizualisht diellin në logon e Hidrosolar, kishte duke e simbolizuar me anë të ngjyrave të ngrohta për të përfaqësuar nxehtësinë dhe rrezet e diellit. Për kontrast, shtuam vija të lakuara blu që përfaqësojnë ujë dhe valë, duke reflektuar pjesën Hydro të emrit.

Media sociale

Ne krijuam dy llogari në rrjete sociale, një në Facebook dhe një në Instagram. Të inspiruar nga identiteti i tyre i ri vizual, ne krijuam modele postimesh (templates) që i përshtaten gjallërisë dhe energjisë së Hidrosolar, duke ndërtuar uniformitet midis gjithë prezencës në internet.

 

Website

Gjëja e parë që bëmë ishte krijimi i një faqeje në internet me përmbajtje që tregon gamën e plotë të shërbimeve të tyre, vlerat kryesore që ata kanë, dhe saktësisht se si ato sigurojnë cilësi dhe standarde të larta në secilin prej produkteve të tyre.

 

Ne krijuam një faqe të mirëorganizuar, e cila kishte si qëllim kryesor strukturimin e të gjitha shërbimeve që ofron HidroSolar. Ne gjithashtu i dedikuam një hapësirë ​​studimeve të rasteve nga klientët e mëparshëm që kanë bashkëpunuar me HidroSolar.