Kush jemi

Ekzistojnë tri lloje inovatorësh në botën kreative:

Themeluesit.
Perfeksionistët.
Përparimtarët.

Të parët janë ata që i dhanë formë fushës së marketingut dhe gdhendën rregullat, pa të cilat ne nuk do bënim dot. 
Perfeksionistët përpiqen të ndjekin instruksionet hap pas hapi.
Ne, duam të sjellim një valë të re në mënyrën si krijojmë e marketojmë.

Filozofia jonë

Të rinj të talentuar dhe të gjithanshëm, të cilët e duan atë që bëjnë, janë zemra e Digitës. 

Ne i dimë pikat tona të forta, prandaj dimë çfarë të të ofrojmë ty. Ne nuk jemi një agjensi “gjithçkabërëse” (dhe nuk synojmë të jemi). Përpjekjet tona janë të përqenduara vetëm në komunikimin digjital.

Misioni ynë është të nxisim dhe të stimulojmë. 

Të tejkalojmë në mënyrë të vazhdueshme të menduarin “bardhë e zi”, i cili vret krijimtarinë. Ne nuk besojmë te përgjigjet e rutinizuara dhe te formula shabllon që zgjidhin çdo problem. Sfida është të gjejmë zgjidhjen që funksionon vetëm për ty. 

Qëllimi i ekipit tonë është të krijojë një ambient origjinal, ku ideja më e mirë mbizotëron. 

Ajo që përfytyrojmë për Digitën në të ardhmen, është formimi i një identiteti të qëndrueshëm, i cili flet vetë për ne.

Cfarë bëjmë

Digita është një agjenci që ndërthur krijimtarinë me inovacionin, duke shfrytëzuar teknologjinë më të fundit, në mënyrën më efikase.

E rëndësishme për ne është që të japim produkte që sjellin rezultat, mishërojnë perspektivën tonë dhe plotësojnë pritshmëritë e klientëve. 

Këtë duam ta arrijmë duke marrë vendime të guximshme, me pak risk, shumë përllogaritje dhe asnjëherë pa frymëzim. 

Ne duam t’i rijapim jetë rëndësisë së kreativitetit në punën tonë dhe ta bëjmë të funksionojë në një treg të mbingarkuar, që ka kthyer në prioritet zgjidhjet e shpejta në vend të atyre të zgjuara.

Bota e tanishme e marketingut, duket gjithnjë e më shumë si një garë për të zaptuar të njëjtën hapësirë. Qëllimi ynë është krejt e kundërta. Qëllimi ynë është të krijojmë hapësirën tonë. 

Duam t’i kujtojmë të gjithëve që kjo nuk është një garë, por një rrymë e vazhdueshme idesh, pune dhe frymëzimi. Duam t’i kujtojmë se sa mirë është të shkundësh mendësitë herë pas here.

Shërbime

Brandim/ Ribrandim

Krijo ose rifresko identitetin e brandit tënd, duke treguar historinë e tij në mënyrë vizuale. Identifikohu menjëherë nga njerëzit, duke përdorur dizajne efektive dhe të mirëmenduara.

Copywriting

Poziciono markën tënde në mendjen e klientëve të tu besnikë dhe atyre potencialë. Ndërto një komunikim të qartë e konçiz, që shmang mosmarrëveshjet dhe nxit motivimin.

Zhvillim strategjie

Vendos pikësynime specifike dhe të qarta në rrugëtimin e brandit tënd. Minimizo pasiguritë dhe planifiko në mënyrë paraprake, për një performancë edhe më të mirë.

Ndërtim web& Aplikacione

Prezanto punën tënde në një vitrinë virtuale, përmes një website që funksionon në mënyrë të shpejtë dhe të saktë. Ndërto aplikacione që performojnë mirë dhe të afrojnë më shumë me audiencën.

Fushata digjitale

Kanalizo marketingun tënd në rrugë digjitale, nëpërmjet fushatave të shënjestruara, angazhuese dhe transformuese. Mëso më shumë mbi brandin tënd, duke mbledhur rezultate të matshme.

UX design

Optimizo eksperiencën online të vizitorëve të brandit tënd në website dhe aplikacione. Dallo nga të tjerët duke dhuruar një rrugëtim virtual të dobishëm dhe praktik.

Kontent marketing & Menaxhim i mediave sociale

Menaxho vlerën e brandit tënd në mënyrën e duhur. Krijo dhe shpërnda mesazhe kuptimplota tek audienca, për të fituar vëmendjen e tyre dhe për të krijuar një impakt pozitiv.

E commerce

Gjendu më pranë se kurrë audiencës tënde, duke shfaqur produktet dhe shërbimet e tua online. Klientët e tu të rinj do të jenë vetëm një klik larg!



    Let's make

    waves