Lets make
wavesContact Us

Prezenca Sociale

Online

-Dr. Shk. Nadon Qafa

Prezenca Sociale


Online

-Dr. Shk. Nadon Qafa


Dr. Nadon Qafa është një oftalmolog shqiptar i specializuar në kirurgjinë e syrit, me një eksperiencë prej një dekade e gjysmë në këtë fushë. Për pjesën më të madhe të karrierës së tij, ai ka qenë pjesë e ekipit të American Hospital, ku trajton gjithçka nga infeksionet e lehta të syrit, deri tek eliminimi i syzeve dhe sëmundjet e kornesë. Misioni i tij kryesor është t’ua rikthejë pacientëve të tij shikimin e tyre normal, duke transformuar jetët e tyre në një mënyrë shumë domethënëse dhe pozitive.

Sfida Kryesore

Zgjerimi i audiencës

Ai kishte qëllime shumë të qarta që në fillimet e bashkëpunimit tonë ━ donte që impakti i tij pozitiv të arrinte një audiencë më të gjerë dhe të rriste gjurmën e tij digjitale. Përveç vetëm pacientëve të tij, donte të edukonte një audiencë më të gjerë mbi rëndësinë e shëndetit të syrit, praktikave më të mira për t’u kujdesur për të, dhe për t’i siguruar ndjekësit që ka një zgjidhje për shumicën e sëmundjeve të syrit që ekzistojnë. Qëllimi ynë kryesor ishte që të shpërndanim mesazhet e tij te vlefshme dhe unike tek audienca të targetuara posaçërisht dhe të krijonim një template vizual që do definonte brandin e tij.

Zgjidhja

Gjetja e një zëri unik

Vendosëm që ta fokusonim praninë e klientit tonë në rrjetet sociale në tre elementë kryesorë: ekspertizën dhe pasionin e tij për atë që bën, pacientët jetët e të cilëve ai ka ndryshuar dhe edukimin e audiencë së tij. Së pari, ne unifikuam kontentin me një zë të qartë, profesional, por empatik, duke u siguruar që ekspertiza e klientit tonë, si dhe personaliteti, të shfaqet në çdo element vizual si dhe cdo rresht. Gjithashtu, vendosëm që mënyra më e mirë për të folur me audiencën është drejtpërdrejt dhe hapur, në vetën e parë. Më pas, krijuam disa kalendarë që përfshijnë kontent të larmishëm, përshtatur për të trija platformat me të cilat vendosëm të punonim: Facebook, Instagram dhe TikTok. Duke ndërruar herë pas here fokusin nga klienti ynë tek pacientët e tij, ne i dhamë audiencës mundësinë për të ndërvepruar me profilet e tij përmes fotove, videove, infografeve, dhe mesazheve private.

Identiteti Vizual

 

Dizajn Minimalist

Fillimisht, eksperimentuam me dizajnin që të kuptonim më mirë se çfarë preferon më shumë audienca jonë. Arritëm në përfundimin që një dizajn minimalist, bashkë me një kombinim ngjyrash të ngrohta dhe të ftohta pëfaqëson brand-in e klientit tonë më së miri. Me thjeshtësinë në mendje, ne inkorporuam ngjyrën e bardhë e cila përfaqëson dëlirësinë dhe pastërtinë e punës së një doktori. Që të shkojë më ngjyrat e uniformave mjekësore, zgjodhëm një ngjyrë blu të lehtë. Gjithashtu inkorporuam ngjyrën portokalli të lehtë, që të sillnim pak ngrohtësi në dizajnet tona.

Prezenca në TikTok

Familjarizimi i marrëdhënies mjek-pacient

Në një përpjekje për të inkurajuar një marrëdhënie më organike dhe më familjare ndërmjet mjekut dhe pacientit, vendosëm ta përshtasim këtë kontent edukativ në video të shkurtëra dhe t’i postonim në TikTok.

TikTok gjithashtu ka pasur shumë ndikim gjatë viteve të fundit. Prandaj, ne e dimë sa e rëndësishme është që që profesionistët e industrive dhe praktikave të ndryshme të zënë një vend në këtë platformë. Me këtë në mendje, vendosë ta trajtojmë si një platformë të nevojshme për të bashkëpunuar nga afër dhe për të edukuar një audiencë të re mundshme për klientin tonë.