Lets make
wavesContact Us

New Door

New Door


New Door është një kompani e re e pasurive të patundshme, me qendër në Tiranë dhe që operon në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ajo është kryesisht e fokusuar për të ndihmuar njerëzit që duan të shesin, blejnë ose marrin me qira prona të ndryshme, të vendosura në Tiranë ose qytete të tjera.

Misioni i tyre është të bëjnë sa më të thjeshtë dhe shpërblyes proçesin e shitjes, blerjes ose marrjes me qira.

Sfida kryesore

Simplifying navigation

Thjeshtëzimi i lundrimit online

Meqenëse New Door është një kompani e re, ajo nuk kishte ende një prezencë online. Logjikisht, hapi i parë ishte krijimi i një faqeje webi, që do të:

  • ndajë filozofinë e New Door me audiencën 
  • të tregojë gamën e plotë të shërbimeve të tyre
  • shfaqë të gjitha pronat të cilat menaxhon kompania

 

Qëllimi kryesor për ne ishte ta bënim lundrimin në faqen e webit sa më të thjeshtë. Si rrjedhojë, detyra e parë ishte krijimi i një hierarkie informacioni të lehtë për t’u kuptuar dhe sa më të thjeshtë për t’u përdorur.

Zgjidhja

Structuring information

 

Strukturimi i informacionit

Ne ramë dakord për krijimin e një motorri kërkimor të përparuar, i integruar në faqen e webit.

Aplikimi i tij është një pjesë thelbësore e pranisë online të kompanisë. Falë tij, klientët e ardhshëm mund të kontrollojnë nëpër listimet e shumta dhe të gjejnë atë që kërkojnë, ose të krijojnë një ide mbi pronat që ofron kompania.

Ky motorr ndihmon klientët të filtrojnë të gjithë informacionin, bazuar në një adresë, qytet, lagje, etj. Ai i thjeshton përdoruesve të gjithë proçesin, për t’i bërë ata të ndihen rehat, duke i lejuar të përqendrohen te zgjedhja e pronës së duhur. Ai gjithashtu ofron karakteristikat kryesore, benefitet dhe komoditetet kryesore të hapësirave të reklamuara, në mënyrë që klientët të marrin gjithnjë vendimin e duhur.

Teksti u shkrua gjithashtu me këtë filozofi në mendje. Ne biseduam me punonjësit e New Door dhe ata donin që përkushtimi dhe njohuritë e tyre të tregoheshin në çdo fjalë. Kështu që ne i qëndruam besnikë vlerave të tyre, duke krijuar një prezantim të thjeshtë, por të përkushtuar.

 

Slogan

Një derë simbolizon mundësi të pafundme

Të merresh me pasuri të paluajtshme, nuk është një punë e lehtë. Shumë njerëz të niveleve të ndryshme në një kompani të tillë, bëhen së bashku për të ndihmuar klientët e tyre në gjetjen e një prone që do i përshtatet në mënyrë të përkryer nevojave që kanë. Slogani duhet të kishte lidhje me thelbin e industrisë dhe vetë kompanisë. Kështu që, për ta gjetur, duhet të kuptonim më mirë New Door.

Ne vazhduam të mendonim për cilësitë e kësaj kompanie dhe njerëzve të saj. Disponueshmëria, ekspertiza, cilësia dhe përkushtimi ndaj klientëve, për t’i ndihmuar ata të gjejnë pronat që do të jenë shtëpitë e tyre të ardhshme, dyqanet, zyrat dhe shumë më tepër. Këto vlera ishin ato që dallonin New Door nga konkurrentët e tjerë.

Ata po u jepnin klientëve të tyre një mundësi për të ndryshuar të ardhmen. Blerja e një prone është një investim i kushtueshëm dhe i rrezikshëm, pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për një shtëpi apo një hapësirë ​​pune. Kur i shpenzoni paratë tuaja në një pronë të re, ju duhet të jeni plotësisht të bindur dhe të zgjidhni me mençuri. Duhet të kuptoni që ajo çka po merrni, do të qëndrojë me ju një kohë të gjatë.

Një hapësirë ​​e re është një shpresë e re për të ardhmen. Shpesh, ne e lidhim atë me përmirësimin e jetës dhe të vetes. Me një fillim të ri. Pra, parulla duhej të ishte:

 

Çel të ardhmen tënde”

 

Logoja

Një derë për të ardhmen tuaj

Si një kompani e pasurive të patundshme, New Door punon me njerëz të ndryshëm për t’u siguruar që shitësit, qiramarrësit ose blerësit e pronave janë të kënaqur me investimet e tyre.

Kur shikuam konkurrentë të ndryshëm dhe logot e tyre, vumë re se shumica bazoheshin në simbolin e shtëpisë. Ne donim të bënim diçka krejtësisht të ndryshme, afër emrit të brendit të kompanisë; kështu që menduam për një derë.

Dyert duket se janë në qendër të të gjithë procesit të New Door. Pas secilës derë mund të fshihen shtëpia e ardhshme e një familjeje, zyrat e ardhshme të një sipërmarrësi ambicioz, ose shumë mundësi të tjera.

Ne donim të përkthenim ndjesinë e mundësive të pafundme që dyert kanë, në logon e kompanisë. Kështu, ne u frymëzuam nga arkitektura dhe format antike të dyerve.

Logoja përbëhet nga harqe të arta dhe të hijshme. Harqet variojnë në madhësi, duke u zmadhuar sa më shumë largohen nga korniza qendrore, për të krijuar simbolin e një dere të harkuar.

Ne e krijuam logon në këtë formë, për të shpalosur më tej filozofinë e kompanisë, pra të dyerve që e ardhmja ruan. Forma dhe ngjyra e artë krijojnë një kombinim elegant, që përcjell idenë e luksit dhe përkushtimit.

Blu

Vlera dhe profesionalizëm

Paleta e ngjyrave është e përbërë nga tone të ftohta, me një blu të pasur sherpa që përdoret për të seksionuar faqen e webit dhe për të nxjerrë në pah motorrin e kërkimit. E përdorëm këtë nuancë të blu për të transmetuar ndjenjat e formalitetit dhe besueshmërisë me të cilat identifikohet kompania.

Një portokalli e fortë dhe energjike u përdor në butonat në të gjithë tërësinë e faqes, për t’i bërë ato sa më të dallueshme nga përdoruesi. Për të lidhur gjith së bashku, zgjodhëm një sfond gri, që nënkupton profesionalizëm dhe thjeshtësi.