Finart
Finart
Finart Corporate Services është një kompani, që operon në të gjithë botën. Ajo ofron këshillim dhe përfaqësim gjithëpërfshirës në fushat ligjore dhe financiare, duke ndihmuar klientët të shtrojnë rrugën drejt vizionit të tyre.
Qëllimi i Finart është të japë këshilla dhe udhëzime të besueshme përmes një kombinimi të njohurive teknike, profesionale dhe përvojës disa vjeccare të ekipit.
Prezenca online e Finart ishte pothuajse e padukshme, pasi ata nuk kishin një faqe në internet dhe asnjë postim të vazhdueshëm në platformat e mediave sociale. Si një kompani që po synon audiencat e përhapura në një zonë shumë të madhe, atyre iu desh të përfaqësonin më mirë veten në fushën digjitale.
Website
Thjeshtëzimi i lundrimit online
Ne filluam nga bazat, duke zhvilluar një faqe interneti tërheqëse, ndërtuar dhe dizenjuar nga ne. Finart kishte një identitet vizual (brand book), kështu që ne morëm frymëzim nga ajo që ata kishin aktualisht, për të rritur më tej identitetin e tyre.
Ngjyrat
Ne i përdorëm ngjyrat përmes të gjithë faqes, duke përdorur të kuqen dhe jeshilen e tyre të spikatur nëpër detaje. Ndërkohë, krijuam një kontrast më të mprehtë me të bardhën dhe blunë si bazë.
Struktura
Për të krijuar një rrugë të strukturuar në sytë e audiencës kur ata marrin informacion, ne vendosëm të përdorim blloqe informacioni, si në vendosjen e tekstit, ashtu edhe në anën vizuale.
Ne e ndërtuam informacionin në paragrafë të thjeshtë, të ndarë, dhe secilin prej fragmenteve të tekstit e vendosëm në blloqe ngjyrash që dallonin nga njëra-tjetra.
Kjo do të krijojë menjëherë një ndarje në informacion dhe do ta bëjë më të lehtë për lexuesit që ta skematizojnë, duke dhënë përfundimisht një eksperiencë më të mirë përdoruesi.
Web Copy
Strukturimi i informacionit
Si një kompani këshilluese, Finart është një klient shumë specifik, i cili punon në një fushë shumë specifike, një fushë që nuk toleron keqkuptime dhe fjali të paqarta.
Së pari, ne hulumtuam dhe mblodhëm informacion për atë që Finart bën, dhe më pas menduam si ta përshkruajmë më mirë punën e tyre, pa e bërë atë tepër të komplikuar ose tepër abstrakte.
Kjo është arsyeja pse ne vendosëm të përdorim një ton të thjeshtë komunikimi, që do ta përcjellë thelbin pa qenë shumë teknik, por gjithsesi duke arritur të jemi formalë.
Deviza
Bota e biznesit po ndryshon nga dita në ditë. Mundësi të reja dalin dhe ndryshimet e mëdha e me ndikim janë të pashmangshme. Kompanitë, të çdo fushe, duhet të jenë më të shkathëta dhe performuese.
Në një botë e cila ndryshon me hapa galopantë, bizneset duhet të jenë vazhdimisht të përgatitura dhe sistematike për të punuar në mënyrë cilësore. Sipërmarrësit duhet të jenë mendjehapur për të qenë studentë gjatë gjithë jetës.
Të gjitha këto vështirësi që duhet të përballojnë kompanitë, asnjë gjeneratë nuk është dashur kurrë t’i kalojë. Këto janë të gjitha sfidat e shekullit të 21-të që duhet të adresohen dhe zgjidhen në një performancë dhe kohë të jashtëzakonshme.
Ne gjetëm kështu se cila është “pika e dhimbjes” së audiencës së synuar.
Kjo është arsyeja pse slogani për të cilin vendosëm është:
“Zgjidhje për sipërmarrësin e kohëve moderne”