![kurum1](https://digita.devwp-content/uploads/2021/04/kurum1.jpg)
Kurum
Kurum
Sfida kryesore
Informacion i kuptueshëm
Pavarësisht se Kurumi është një gjigand i fushës së tij në rajonin e Ballkanit, nuk ishin shumë të pranishëm online. Ndërkohë që kompania kishte një website ekzistues, ishte e nevojshme një prezencë online e rinovuar, që përfaqësonte në mënyrën më të mirë rrugëtimin e tyre dhe vizionin që kanë për të ardhmen.
Zgjidhja
Alternim dhe rikalibrim i informacionit
Faqja web
Qëllimi ynë kryesor ishte të krijonim një website të ri, i cili do reflektonte më së miri shërbimet dhe vlerat e Kurum. Së pari, ne rinovuam pamjen e faqes web, duke krijuar një estetikë më bashkëkohore dhe tërheqëse.
Më pas ristrukturuam ndarjen dhe paraqitjen e kontentit në faqe, duke e grupuar materialin në një mënyrë që të gjendej më shpejt, duke hequr material të panevojshëm dhe duke shtuar informacion më me vlerë. Një set fotografik kryer në ambientet e Kurumit, u përdor për të mbuluar pjesën vizuale të faqes web me material foto dhe video.
![131215996_426162428537595_6292102425308964842_n](https://digita.devwp-content/uploads/2021/04/131215996_426162428537595_6292102425308964842_n.jpg)