Lets make
wavesContact Us

Tirana Trade

& Distribution

Tirana Trade

& Distribution


Qëllimi

Të krijojmë një prezencë online po aq dinjitoze sa prezenca e tyre në treg.
 
Tirana Trade & Distribution është një kompani e vendosur në Tiranë, që operon në të gjithë Shqipërinë. Shërbimet e saj janë përqendruar kryesisht në shitjen me shumicë dhe shpërndarjen B2B.

Misioni i tyre është të bëjnë të disponueshme për pika të shumta biznesesh në Shqipëri, një gamë të gjerë produktesh cilësore.

Sfida kryesore

Të përcjellim autenticitet

TTD nuk kishte një prezencë online, në kontrast me konkurrentët e saj. Kështu që hapi i parë në arritjen e ekspozimit të brandit ishte ndërtimi i një faqeje webi ku mund të pasqyronim filozofinë dhe gamën e shërbimeve të TTD.

Qëllimi ynë kryesor ishte të diferencojmë klientin nga ajo që bëjnë zakonisht kompanitë e distribucionit në vend. Detyra kryesore ishte gjetja e zërit të duhur të komunikimit dhe krijimi i një identiteti.
 

Zgjidhja

Informacioni primar është ai më i nevojshmi.

Ne donim të shpreheshim thjeshtë dhe qartë.
 


Pas hulumtimeve dhe takimeve të shumta, ekipi i zhvillimit dhe dizajnit vendosën të ndërtojnë një strukturë dhe paraqitje vizuale minimale. Publiku nuk është njohur ende me identitetin e markës TTD, kështu që një estetikë e pastër do të ndihmonte në theksimin e elementeve thelbësore.

Teksti u shkrua gjithashtu rreth kësaj ideje. Ne dëshironim të komunikonim menjëherë çdo informacion të rëndësishëm, të anashkalonim përmbajtje të panevojshme dhe të mbanim një fjalor konciz dhe të drejtpërdrejtë.

Slogani

Cila është thelbi i këtij biznesi?

Për të gjetur sloganin e duhur, ne duhet ta kuptonim dhe ta njihnim më mirë TTD. Shpërndarja te masat është një punë komplekse, e bërë nga procese të vogla të kryera nga qindra njerëz dhe mjete që duhet të bashkohen së bashku në mënyrë të përsosur për të arritur rezultatin e parashikuar.

 


Prandaj, ne ndërtuam një persona, një karakter imagjinar që përfaqëson personalitetin e kompanisë. Në këtë mënyrë, ne ishim në gjendje të gjenim katër tipare kryesore. Ne e menduam Tirana Trade & Distribution si një kompani që transmeton rregull, cilësi, siguri dhe përpikmëri. Pasi i ngushtuam këto katër tipare thelbësore në dy fjali të shkurtra ajo që morëm ishte;

“On point. On time.”

Qëllimi ynë ishte të distancoheshim nga formulat e parullave të dëgjuara që nuk arrijnë asnjë diferencim. Strukturisht, gramatikisht dhe fonetikisht, ne vendosëm për diçka të shkurtër dhe të thjeshtë. Nuk ka fjali të gjata. Asnjë fjalë e vështirë dhe shqiptime të komplikuara. Asnjë superlativë.
 

Kjo filozofi u zbatua gjithashtu në të gjithë tekstin e website. Ne biseduam me njerëz që punojnë në TTD, dhe të qenit objektiv ishte vlera e tyre kryesore. Ne vendosëm të qëndrojmë besnikë ndaj mendimit të tyre duke qenë disi formal dhe direkt.

Logoja

Pamja që na erdhi në mendje; një pako.

Si një kompani distribucioni, puna e TTD bazohet në ruajtjen dhe shpërndarjen e mallrave në vende të ndryshme. Një produkt i pranishëm gjatë gjithë procesit të menaxhimit të mallrave është paketimi, kutitë dhe konteinerët.
 

 

Ne menduam të merrnim formën e tyre, kubin, dhe nga ai katrorin, për të krijuar logon. Forma përcaktohet nga kënde të forta dhe përbëhet nga kuadrantë më të vegjël që janë të dukshëm dhe kanë tone të ndryshme të kuqeje, duke krijuar një efekt gradient.

 

Ne e përdorëm këtë teknikë për të dhënë mesazhin e diçkaje “loading” në të dyja kuptimet; si një karikim dhe njëkohësisht një ngarkesë, pra, një proces. Forma dhe paleta e ngjyrave të kombinuara janë shumë të drejtpërdrejta në komunikimin me audiencën.
 

E kuqe

Të shpejtë dhe energjikë

 Paleta e ngjyrave vjen drejt toneve të ngrohta, me një të kuqe kryesore që është një pikë qendrore e gjithë përvojës kur lëviz nëpër faqe. Shumë kompani të shpërndarjes përdorin spektrin blu dhe vjollcë ose ngjyra që nuk janë aq të gjalla sa kjo, për të paraqitur formalitet dhe besueshmëri.

 Ndërsa kjo është e vërtetë, ne vendosëm të shkonim në një drejtim krejt tjetër dhe të përdorim të kuqe të ndezur, duke nënkuptuar energji dhe shpejtësi. Kjo gjithashtu përforcon mesazhin se TTD është gjithmonë në kohë me një shërbim të besueshëm. 

 Të kuqen e fortë e kombinuam me sfondin gri. Përzgjodhëm imazhe të qeta për të mos tërhequr vëmendjen me pamje të forta dhe për ta drejtuar syrin e vizitorit tek informacioni.